Vorbulla e mbijetesës, valle treshe në fund: Takimet direkte do të vendosin

Njëra mes Vllaznisë, Teutës dhe Kamzës do të shoqërojë Lushnjën një kategori më poshtë. Gara mbetet shumë e fortë

Lushnja ka rënë me kohë nga kategoria, por kush do ta shoqërojë? Kush e gjen, fiton një biletë për të ndjekur ndeshjet e Lushnjës në shtëpi deri në fund të sezonit. Le të bëjmë humor, sepse seriozitetin ua lëmë tre ekipeve të përfshira në vorbullën e frikshme të mbijetesës: Kamza, Vllaznia dhe Teuta, një pikë diferencë dhe shumë frikë e llogari.

Ja kombinimet e mundshme:

KAMZA 34 PIKË – Katër humbje rresht, dy pikë në 8 ndeshjet e fundit, Kamza ka imituar Flamurtarin në muajt e fundit, duke pasur një rendiment që i ngjan atij të Lushnjës. Pikërisht Lushnja këtë javë do të shënojë fitoren e parë që prej shkurtit, pikërisht kundër Lushnjës edhe atëherë. Më pas, transferta në Durrës e Shkodër dhe ato janë finalet e mëdha të sezonit. Mund të vendosin shumë, por ndoshta edhe asgjë, sepse gjithçka duket shumë e ekuilibruar dhe nuk është se Vllaznia e Teuta kanë short më të lehtë. Përballjet direkte të Kamzës kanë shumë rëndësi, sepse nëse në fund dy ose më shumë ekipe dalin me pikë të barabarta, Kamza është e detyruar të mos humbasë në Shkodër, ose të fitojë në Durrës.

Rivalët e radhës: Lushnja (shtëpi), Teuta (jashtë), Luftëtari (sh), Vllaznia (j), Flamurtari (sh), Laçi (sh), Partizani (j)

TEUTA 33 PIKË – Me 11 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Teuta është ekipi më në formë në pjesën e poshtme të renditjes. Deri në fund do të jenë 5 ndeshje rresht që vendosin sezonin, por nëse kalon me sukses disa prej tyre, me shumë gjasa Teuta do të mbijetojë, sepse në dy javët e fundit ndeshet me Lushnjën dhe Laçin, që me shumë gjasa në javën e fundit do të luajë me rezerva, duke menduar për finalen e kupës 4 ditë më vonë.

Rivalët e radhës: Flamurtari (jashtë), Kamza (shtëpi), Partizani (j), Kukësi (sh), Skënderbeu (j), Lushnja (sh), Laçi (j)

VLLAZNIA 33 PIKË – Humbja në Durrës fundjavën e shkuar ishte një shans i madh i humbur për të pasur qetësi deri në fund. Qetësinë Vllaznia mund ta gjejë nëse mund Luftëtarin dhe Laçin në dy ndeshjet e radhës, para se të shkojë në Vlorë dhe të presë Kamzën, sfidë vendimtare. Nëse fiton 3 ndeshjet e radhës në Shkodër, mbijetesa afrohet jashtëzakonisht, edhe pse tre ndeshjet e fundit janë me Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun.

Rivalët e radhës: Luftëtari (shtëpi), Laçi (sh), Flamurtari (jashtë), Kamza (sh), Partizani (j), Kukësi (sh), Skënderbeu (j)

TAKIMET DIREKTE DHE RENDITJA

Teuta – Vllaznia (9-3)

15/04/18 Teuta – Vllaznia 2-0

19/02/18 Vllaznia – Teuta 2-0

19/11/17 Teuta – Vllaznia 1-0

17/09/17 Vllaznia – Teuta 0-1

Vllaznia – Kamza (4-4)

09/05/18 Vllaznia – Kamza ?

10/03/18 Kamza – Vllaznia 0-0

16/12/17 Vllaznia – Kamza 3-2

16/10/17 Kamza – Vllaznia 1-0

Teuta – Kamza (4-4)

29/04/18 Teuta – Kamza ?

28/02/18 Kamza – Teuta 1-2

02/12/17 Teuta – Kamza 0-1

01/10/17 Kamza – Teuta 1-1

 

RENDITJA NË TAKIMET DIREKTE

Teuta 13 pikë

Kamza 8 pikë

Vllaznia 7 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online