Skuadra e Vorës ka nisur merkaton e janarit dhe po tenton të bëjë disa cilësorë për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e klubit kanë njoftuar për nënshkrimin me sulmuesin Mustafa Xhixhiua, i cili për Sportekspres.com e ka mohuar diçka të tillë. Gjithsesi e pamohueshme është që palët kanë biseduar mes tyre.
Futbollisti afrikan e nisi sezonin si pjesë e skuadrës së Burrelit. Me ekipin matjan, kamerunasi shënoi tre gola në nëntë takime, dy prej të cilëve ia ka shënuar Vorës në një ndeshje në transfertë që u mbyll me fitoren e Burrelit me rezultatin 2 – 3.
Në ditët në vazhdim pritet që te Vora të afrohen disa lojtarë të rinj. Në 14 ndeshjet e para të Kategorisë Superiore, Vora siguroi vetëm një fitore dhe tre barazime, por formula e Kategorisë së Parë me përgjysmim pikësh dhe ndarje të tabelës i vjen në ndihmë skuadrës së vendit të fundit të tabelës.