“Vojvoda bën surprizën në Serie A”, Aliaj flet për të ardhmen e Abazajt dhe Bregut: Ja ku do të luajnë

Adrian Aliaj po bën një punë për t’u duartrokitur në menaxhimin e futbollistëve shqiptar. Falë tij dhe paraqitjeve të lojtarëve në fushë, tashmë Rrahmani ka firmosur për Napolin, ndërsa së fundi është Mërgim Vojvoda që do të veshë fanellën e Torinos. Në një prononcim për “Supersport”, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare shprehet i lumtur për kalimin e mborjtësit të Kosovës në Serie A, ku nuk ka dyshime se do të jetë surpriza e kampionatit. Më tej zbulon edhe më tepër për të ardhmen e dy lojtarëve të tjerë shqiptarë, Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut.

“Transferimi i Vojvodës në kampionatin italian është një surprizë për mua, por jam shumë krenar për këtë lëvizje, pasi bëhet fjalë për një lojtar me shumë vlera. Ishte në lojë edhe Atalanta, por zgjodhëm Torinon, pasi këmbënguli shumë më tepër dhe mendoj se bëmë zgjedhjen e duhur. Mërgimi do të jetë titullar absolut në Torino dhe Giampaolo aplikon një skemë që i përshtatet shumë atij.

Te Mërgimi kam shumë besim që do të jetë i suksesshëm, sepse është rritur në kampionatin belg te Standardi. Nuk ka kaluar fare nga Shqipëria apo Kosova dhe është një djalë me mentalitet europian, profesionist dhe nuk kam dyshim që do të jetë surpriza e kampionatit. Do ta shihni vetë. Transferimi i Rrahmanit te Napoli, ishte kulmi i punës tonë në ato momente, ndaj jemi shumë të lumtur me këtë marrëveshje. Shqiptarët kanë treguar veten në Itali dhe kanë kualitetin e duhur për të luajtur në Serinë A. Shumë shpejt do të vijnë edhe emra të tjerë këtu, pasi edhe ne po punojmë në këtë drejtim.

Abazaj dhe Bregu? Abazaj mbylli një sezon fantastik. Vjen pas një aventure jo të mirë te Anderlechti, por jo për faj të Abazajt, pasi klubi belg ka shumë probleme për momentin. Mund ta shohim shumë shpejt në ligën e parë turke ose Poloni, në një klub shumë të mirë. Nuk përjashtohet edhe një rikthim në Belgjikë, por jo te Anderlechti. Për Bregun kemi pritshmëri të larta dhe duam ta çojmë në Poloni, ku t’i japim mundësinë të rritet edhe më shumë”, ka thënë Adrian Aliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online