“Lufta e shqiptarit ka burrëri”/ Baneri i tifozëve të Tiranës frikëson serbët: Do e ngrejnë me dron

“Capital Crew“ ka shpërndarë ditën e sotme një banderolë me një mesazh të qartë, që flet shumë mbi masakrat që ushtria serbe ka bërë në Kosovë. “Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë“, janë fjalët e shkruara në banerin, ku shihet Adem Jashari si dhe një ushtar serb duke vrarë një grua me fëmijë nga pas shpine.

Por kjo banderolë duket se frikëson serbët, të cilët hedhin si gjithjë pretendimet e reja se është planifikuar të ngrihet me dron në “Air Albania“ gjatë ndeshjes mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, pavarësisht se nuk ka një konfirmim të tillë. Është media nga Serbia, “Informer.rs“ që vjen me një hipotezë të tillë. Megjithatë janë marrë masat duke vendosur vënë në punë një pajisje për heqjen e valëve dhe që bllokon dronët në stadiumin shqiptar. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online