Refik Halili “shkund” xhepat për Tiranën, ja shpërblimi për eliminimin e serbëve

Tirana do të luajë kundër Crvena Zvezdës për të shkruar historinë dhe për të mbërritur në turin e 3-të kualifikues të Champions League. Përpos motivimit të natyrshëm emocional, tashmë lojtarët do të kenë edhe një shtysë më tepër për të synuar fitoren, paratë. Janë 200 mijë euro të vendosura si shpërblim për të mposhtur serbët.

Kjo është shifra që flitet se do të dalë nga xhepat e Refik Halilit për të përfunduar në ato të skaudrës bardheblu, gjithnjë nëse këta të fundit sigurojnë kualifikimin mbrëmjen e sotme në “Air Albania”. Ndërkohë kujtojmë se presidenti i Tiranës ëshët treguar dorëlëshuar edhe në takimin e parë përballë Dinamos së Tbilisit, ku dha një premio prej 100 mijë eurosh, pra sa gjysma e kësaj të sotmes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online