Vllaznia vuan shumë, por Laçi i jep shpresë për mbijetesën

Shkodranët kanë përmbysur Kukësin në 45 minutat e para dhe nuk kanë mundur që të shënojnë më në fraksionin e dytë. Verilindorët e gjetën golin të parët me Baldenë, por kuqeblutë ishin ata përmbysën gjithçka me anë të Kalasë dhe Çinarit. Shkodranët shpërdoruan shumë për gjatë gjithë ndeshjes, pasi humbën një 11 metërsh me anë të Sukajt. Kukësi ishte i pamotivuar në këtë sfidë, teksa bëri shumë pak për të marrë fitoren. Vllaznia shfrytëzoi maksimalisht mosinteresimin e Kukësit, por dhe fitoren e Laçit në Kamzë e tani shpreson shumë te mbijetesa, edhe pas java e fundit do të jetë shumë e ethshme.

Vllaznia 2-1 Kukësi

 

Shënues: Çinari 41′, Kalaja 45+1’/ Balde 32′

 

GOLAT

 

32′ – Dalje e gabuar e Sherrit, Balde nga distanca nuk gabon dhe i ndërlikon gjithçka Vllaznisë.

 

41′ – Pjeshka harkon për Çinari, i cili godet me të parën, Koliçi nuk e ndal dot këtë herë.

 

45+1′ – Vllaznia përmbys gjithçka me anë të Kalasë, i cili shënon në sekondën e fundit të pjesës së parë.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota (Gurishtaj 58′), Pjeshka, Berisha, Çinari, Krymi, Tafili, Lika, Kalaja, Sukaj (Pusi 73′). Trajner: Ervis Kraja. Të gatshëm: Selimaj, Isufi, Dyca, Ruqi.

Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku (Peposhi 46′), Ethemi, Musolli (Joti 53′), Shkodra (Imami 67′), Ebipi, Koldash, Balde. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Koci, Guri, Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *