Ndonëse ajo që ndodhi dje ishte një ngjarje shumë e rëndë, pa precedent dhe që natyrisht e ka tronditur shumë, Ernest Gjoka nuk e ndal punën. Trajneri i Vllaznisë ka dalë sot në stërvitjen e zhvilluar në “Reshit Rusi”, edhe pse natyrisht nuk mund të jetë i qetë në një moment kaq të vështirë.
Në ministadiumin ku zhvillohet stërvitja kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të policisë, që ishin caktuar edhe pas problemeve që pati Gjoka vitin e shkuar, por u duk se situata ishte qetësuar dhe nuk ekzistonin më probleme.
Të dielën Vllaznia do të luajë në Gjirokastër, sipas njoftimit të FSHF-së, ndaj nisja për atje është shtyrë për nesër.