Quhet Sedat Berisha, është 28 vjeç dhe është mbrojtësi i ri i Vllaznisë. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës të fuqishëm, 1.90 i gjatë, i cili ka një CV të shkëlqyer.
Mbrojtësi nga Shkupi ka luajtur edhe tek Shkëndija, Metalurgu i Shkupit e Bursaspori, ndërkohë që ka luajtur pak muaj edhe në Kuvajt, tek Al-Xhahra.
Në vitin 2017 ka luajtur te Shkupi, ku ka qenë titullar i paprekshëm dhe një ndër më të mirët.
Tani Berisha ka firmosur për Vllazninë dhe sot bashkohet me skuadrën në Ulqin.
Me këtë përforcim, Vllaznia vë “tullën” e parë në mbrojtje, aty ku pret edhe një qendërmbrojtës tjetër niveli.