Në Shkodër duket se i janë futur seriozisht punës dhe tashmë është bërë realitet një goditje mjaft e vështirë për t’u realizuar, sepse Edon Hasani është veshur zyrtarisht kuqeblu.
Ndërkaq, drejtuesit e klubit vazhdojnë punën me rinovimet, sepse pas rinovimit të Kalasë, Tafilit dhe Markut, sot e kanë pasur radhën edhe 3 futbollistë të tjerë.
Olsi Gocaj, Denis Pjeshka dhe Erdenis Gurishta janë titullarët e sezonit të shkuar që kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin shkodran, që në këtë mënyrë po rindërton ekipin e vjetshëm, duke shtuar Hasanin dhe duke pritur edhe disa goditje të rëndësishme, sidomos në sulm, repart i boshatisur, pas largimit të Bakajt dhe Hebajt.