Cana, Mavraj dhe të tjerët: Lironi Ballist Morinën!

Mbetet temë e ditës ekstradimi i pritshëm i Ismail “Ballist” Morinës nga Kroacia në Serbi, çka do të ishte tragjike për personazhin historik të dronit të Beograd, por edhe një turp për Shqipërinë.

Shteti shqiptar është vënë në lëvizje, edhe FSHF gjithashtu po bën ç’të mundë, ndërsa emra të njohur të kombëtares shqiptare kanë bërë thirrje publike që të ndërhyhet.

Lorik Cana ka postuar një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale: Liri për Ballist Morinën!.

Mërgim Mavraj shkruan: Liri për Ismail Morinën. Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!.

Edhe Ermir Lenjani e shumë futbollistë të tjerë kanë postuar pak a shumë të njëjtin mesazh, duke bërë që të shtohet përgjegjësia ndaj autoriteteve shqiptare për zgjidhjen e çështjes Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online