“Vllaznia një nga 2 ekipet që do rivalizojnë për titullin“, Longo: Kampionati shqiptar është i vështirë

Kukësi ka mposhtur Vllazninë ditën e sotme me rezultatin 2-0. Një fitore mjaft e vlefshme kundër një skuadre që sipas trajnerit të verilindorëve do të rivalizojë deri në fund për titullin kampion. Diego Longo ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka folur më shumë për ecurinë e tij në pankinën e Kukësit.

“Është një futboll agresiv. Kampionati shqiptar është I vështirë. Vllaznia është një nga 2-3 ekpet që do luftojë deri në fund për të fituar kampionatin. Skemat ndryshojnë në varësi të kundërshtarit. Ndryshe luaj me Vllazninë, ndryshe me Kastriotin. Objektivi me skuadrën është ndeshja e radhës. Jam i lumtur me të gjitëh lojtarët, por jam i lumtur edhe me klubin. Kemi kushtet të luajmë në mënyrën më të mirë.

Zërat për largimin nga skuadra? Thashë që ishte një moment i mirë për të folur për të ardhmen, por nuk thashë se do të largohesha. Nuk luaj katenaçon italiane? Kam 17 vite që jam jashtë Italisë. Kam qenë në shtete të tjera. Kam pasur mundësinë për tu përmirësuar në shumë aspekte”, është shprehur Diego Longo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online