Vllaznia “ndez” motorët, dy mbrojtës në provë

Kuqeblutë do të luajnë miqësoren e parë në Mal të Zi kundër Petnicjas. Trajneri Cungu do të vëzhgojë dy afrimet e reja. Njëri është me kombësi kroate, tjetri është nigerian

Gaspër MARKU

Ndonëse me shumë vështirësi, kuqeblutë kanë arritur të gjejnë kundërshtarin e miqësores së parë në token malazeze. Nga sa bëhet e ditur, kjo miqësore do të luhet sot në orën 17:00 në stadiumin “Berane” të qytetit ku Vllaznia po kryen fazën përgatitore verore. Përballë kuqebluve do të jetë skuadra malazeze, Petnjica, skuadër kjo e territorit të Beranes e cila luan në kategorinë e dytë të kampionatit malazez. Për të ardhur deri tek kjo miqësore, Vllaznia ka kaluar katër ditë stërvitore në kampingun malazez të Beranes. Në ditën e parë, atë të së hënës, skuadra ka zhvilluar vetëm një seance, atë të pasdites, ndërkohë që për tre ditë të tjera radhazi, e martë-mërkurë-enjte, në program kanë qenë nga dy seanca stërvitore. Seanca këto që e kanë konsoliduar edhe më tepër skuadrën, qoftë në parametrat fizik dhe ato tekniko-taktik. Ndaj, luajtja e kësaj miqësoreje të sotme, e cila së bashku me ato të zhvilluara në Shkodër e çon pesë numri i tyre, duket se është në kohën e duhur për të mbajtur ritmin e duhur në raport edhe me fazat kur janë zhvilluar miqësoret e mëparshme.

Merkato – Ashtu siç është paralajmëruar edhe në ditët e mëparshme, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë realitet sjelljen në skuadër të futbollistëve të tjerë për provë. Burime pranë klubit të futbollit Vllaznia bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se dy futbollistë të huaj kanë mbërritur paraditen e së enjtes në kampingun sportiv të Beranes duke iu bashkuar menjëherë grupit kuqeblu në procesin stërvitor. Nga i njëjti burim mësohet se ato janë Randi Onuoha dhe Karlo Kesinoviç, që të dy i përkasin repartit të mbrojtjes, i pari si mbrojtës krahu dhe tjetri qendre. Onuoha, bëhet e ditur se është nigerian me pasaportë holandeze, 23 vjeç dhe me gjatësi 1.80 m. Ai është aktivizuar me skuadrat Fortuna Sitard, NEC U-21, Ter Lide, Kabab, etj në rolin e mbrojtësit të majtë. Ndërsa, Karlo Kesinoviç, 27 vjeç, i gjatë 1.96 m, me kombësi kroate, luan në rolin e qendërmbrojtësit dehe se më parë është aktivizuar me ekipet e NK Ruders, ST. Andreus , HRV Dragovoljac, SV Neuberg. Ardhja e tyre duket se është në kohen e duhur, ndërkohë që krahas kolaudimit të skuadrës kuqeblu, miqësorja e planifikuar ndaj vendasve të Petnjica është momenti më i përshtatshëm për testimin e tyre. Me të gjitha gjasat, Cungu mund t’i lëshojë në fushë nga minuta e parë.

 

Skeda e lojtarit

Emri – Randi

Mbiemri – Onuoha

Datëlindja – 01. 04.1994

Mosha –23 vjeç

Vendlindja – Holandë

Pozicioni – Mbrojtës

Karriera

2013–2014      ODIN ’59                   

2014    Kabab

2015    Ter Lide                     

2015–2016      N.E.C. Nijmegen         6          (0)

2016    Fortuna Sitard              0        (0)

2017–  Nefthomik  10 (0)

 

Emri – Karlo

Mbiemri – Kesinoviç

Datëlindja – 12.12. 1989

Mosha – 27 vjeç

Vendlindja – Bosnja Hercegovina

Pasaporta – Kroate

Pozicioni – Mbrojtës

Karriera

2010-11  Hrvatski Dragovoljac 19       (2)

2012-13 Rudes 24 (3)

2013 – 14  Neuberg 28 (4)

2014-15 Hrvatski Dragovoljac 19 (1)

2015 – 16  Rudes 27 (1)

2016 – 17 St. Andreus 31 (2)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online