“Vllaznia luan për fitore”, Memelli nuk fshihet: Këtu përfaqësojmë gjithë Shqipërinë, me kalimin e turit rrisim financat

Vllaznia do të përballet mbrëmjen e nesërme me klubin e Linfildin. Shkodranët e nisin në transfertë rrugëtimin në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Migen Memelli është paraqitur përpara gazetarëve në konferencën për shtyp, ku ka treguar pritshmëritë e tij rreth këtij dueli. Trajneri i Vllaznisë ka thënë se kërkon fitoren në këtë sfidë, ndërsa shton se kuqeblutë nuk përfaqësojnë vetëm klubin e tyre në këtë kompeticion, por të gjithë Shqipërinë.

“Djemtë kanë pasur një përkushtim të nivelit të lartë. E parë në këndvështrimin tonë, nesër do të bëjmë një performancë shumë të mirë. Jemi këtu për të bërë gjërat e duhura. Kundërshtarin e njohim. Ndeshja e parë është një fillim i mirë, për të shkuar më pas te ndeshja e dytë. Kundërshtari është i fortë. Ajo çfarë kam parë nga djemtë është përkushtimi i tyre dhe nisur nga ky fakt çdo gjë do të shkojë mirë në fushën e lojës.

Është një skuadër që është 80% e re. Por është një skuadër te e cila besojmë dhe elementët që janë afruar janë cilësorë. Do të masim forcat dhe do t’i bëjmë gjërat të barabarta në lojë. Do të jemi të kujdesshëm në të dyja fazat, në atë sulmuese dhe në atë mbrojtëse. Ky 90 minutësh do të jetë më tepër për t’u njohur më mirë, por edhe për të shprehur vlerat tona në fushë. Duke kaluar këtë skuadër çdo gjë përmirësohet, edhe në nivel klubi, edhe në nivel financash. Pritshmëria është e madhe si nga ne, si nga klubi, por besoj edhe nga tifozët e Vllaznisë. Por këtu nuk përfaqësojmë vetëm tifozët e Vllaznisë, por të gjithë Shqipërinë. Kështu që të bëjmë një paraqitje sa më të denjë. Vllaznia hyn në fushën e lojës për të fituar. Ne duam të marrim maksimumin nga kjo ndeshje”, ka deklaruar Migen Memelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online