Vllaznia luan pas rivalëve, plani i Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë vijon marshimin. Të shtunën luhen nëntë ndeshje të javës së 11-të, teksa Vllaznia do kërkojë ruaj diferencën me Erzenin ndjekës. Shkodranët në fakt do të luajë një ditë pas të tjerëve, ditën e diel. Në “Loro Boriçi” ata do të presin Burrelin e vendit të parafundit.

Dinamo do të ketë një ndeshje të vështirë në transfertë me Besëlidhjen, kurse Erzeni do të presë Korabin. Shënkolli, që i ka sytë nga Disiplina, do të përballët me Ilirinë në shtëpi. Vora-Veleçiku plotëson ndeshjet e kësaj jave në grupin A.

KATEGORIA E PARË – JAVA 11

GRUPI A
E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Shënkolli-Iliria
Vora- Veleçiku
Erzeni- Korabi
Besëlidhja-Dinamo

E diel, më 2 dhjetor, ora 14:00
Vllaznia-Burreli

Grupi B është mjaft i luftuar dhe Bylisi ka mundësinë që këtë javë të marrë kryesimin. Fillimisht duhet të fitojë ndeshjen e vet në transfertë me Turbinën. Po jashtë fushe luan edhe Besa, që këtë herë ndeshet me Apoloninë në Fier.

Egnatia e ka detyrim fitoren në shtëpi me Elbasanin e vendit të fundit. Takim mjaft interesant ai mes Tomorit dhe Pogradecit, sikurse edhe Oriku-Lushnja. Të gjitha ndeshjet do të luhen prej orës 14:00.

GRUPI B
E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Turbina -Bylis
Apolonia-Besa
Oriku-Lushnja
Tomori-Pogradeci
Egnatia-Elbasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *