Vllaznia hap stadiumin për ndeshjen e sezonit

Është koha e verdiktve finale, e betejave të fundit për qëndrim në Superiore dhe në Shkodër sot luhet një ndër ndeshjet më të rëndësishme të vitit, me Vllazninë që pret Kamzën.

Në lojë shumë më tepër se tre pikët, së se fituesi hedh hap gjigant drejt qëndrimit në Superiore, edhe pse për Vllazninë nuk është hap final, ndërkohë që Kamza e ka të qartë se edhe një pikë është sukses i madh.

Një deja vu në Shkodër, sepse para një vit sfida ndaj Tiranës mori përmasat e finales dhe në fund Tirana zbriti në Kategorinë e Parë, sepse barazimi pa gola e dënoi.

Tani barazimi nuk i vlen Vllaznisë, që duhet të fitojë patjetër, për të parakaluar Kamzën duke shpresuar që Kukësi të mos thyhet në Durrës.

Klubi shkodran ka lëshuar kushtrimin, duke hapur dyert e stadiumit për ndeshjen e sotme, me shpresën se do të ketë një numër të madh tifozësh. Nuk do të jetë ndeshja kundër Tiranës, kur stadiumi ishte plot, por edhe nëse mbushet përgjysmë, është sërish arritje e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online