Vllaznia, gati për Youth League

Vllaznia U-19 mund të jetë ekipi i parë shqiptar që do të marrë pjesë në Youth League, që është emërtimi i Ligës së Kampionëve për të rinj, kompeticion që ka nisur pak vite më parë.

Me një postim në faqen e vet zyrtare, Vllaznia njofton se drejtuesit e klubit paraditen e sotme kanë konfirmuar zyrtarisht në Federatën Shqiptare të Futbollit pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ku marrin pjesë ekipet kampione të vendeve të ndryshme të kontinentit për këtë moshë. Nga ana e saj, edhe institucioni i futbollit shqiptar ka dhënë aprovimin e tij për këtë pjesëmarrje dhe i ka nisur UEFA-s kërkesën përkatëse për miratimin e Vllaznia U-19 si një nga ekipet pjesëmarrëse të këtij edicioni të sivjetshëm.

Tashmë duhet pritur që UEFA të japë miratimin përfundimtar dhe ta vendosë emrin e ekipit shqiptar në vazot e shortit që do të hidhet pas disa ditësh.

Ky padyshim që është një eveniment jo vetëm për futbollin shkodran, por edhe atë shqiptar, sepse do të ishte pjesëmarrja e parë e një ekipi nga Shqipëria në këtë kompeticion, ku çdo vit evidentohet talente të mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online