“Vllaznia gabon se merret me komentet”, Egbo tregon problemin: Tirana duhet të pretendojë për titullin

Çfarë nuk po shkon me Vllazninë aktualisht? Egbo e ka të qartë: “Po merret me komentet e të tjerëve, nuk duhet të ekspozohet kaq shumë”. Trajneri kampion në fuqi dhe që u shpall si tekniku i vitit në Nigeri, Egbo, ka treguar arsyen e hapave fals të ekipi shkodran për “Rubrika Sportive”. Sipas tij fakti që Vllaznia është vlerësuar së tepërmi në opinionin sportiv ka ndikuar së tepërmi te skuadra. Gjithashtu është dhënë edhe një këshillë për Tiranën që nuk duhet të heqë dorë nga titulli kampion

“Titulli? Nuk mund të them se Tirana është larg, janë shumë pikë në lojë, çdo gjë ëhstë e mundur. Jam një tip që nuk dorëzohem, matematika nuk e ndalon, duhet të pretendojë. Një ekip që e meriton titullin? Nuk mund të them një emër, sepse janë shumë skuadra.

Tirana e meritoi fitoren përballë Vllaznisë. Shkodranët mendoj se po gabojnë, duke u marrë me komente të ndryshme, nuk duhet të ekspozohen kaq shumë, por të mendojnë vetëm me ndeshjet e tyre”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online