Renditja/ Juventusi i favorizuar? Me VAR-in harrohet, Milani ka marrë 15 penallti në 24 ndeshje

Nëse për Juventusin është krijuar gjithmonë ideja si ekipi më i favorizuar në Itali nga arbitrat, me VAR-in duket se ka ndryshuar tërësisht historia. Tashmë bardhezinjtë nuk renditen më tek tre ekipet e para me më shumë 11-metërsh të fituar. Në këto 24 ndeshje që janë luajtur deri tani në Serinë A, Juventusi është në vendin e katërt me vetëm 5 penallti të fituara, po aq sa edhe Interi.

Ndërkohë në vendin e parë është Milani, që me 11-metërshin e ekzekutuar saktë nga Kesie ndaj Romës shkon në 15 penallti të goditura në 24 ndeshje. Pra një ndihmë e madhe vjen edhe prej këtyre rasteve të shfrytëzuara, që kuqezinjtë të jenë ende në garë për titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online