Vllaznia feston sot 102 vjetorin e themelimit të klubit në mënyrën më të mirë, pasi është duke kryesuar kampionatin shqiptar. Mes urimeve të shumta është sponsori i klubit dhe njeriu i momentit në Shkodër, Alban Xhaferi, që nuk mund të qëndrojë pa lënë reagimin e tij në këtë ditë të veçantë.
Duke treguar emrat e mëdhenj që ka nxjerrë Vllaznia duke zbukuruar futbollin shqiptar, mes të tjerash sponsori i klubit që emërtohet si “president” prej sportdashësve shkodran, ka vetëm një moto për të ardhmen: “Futbolli i bukur, rritje e talenteve dhe kthimi në sukses”. /Sport Ekspres/