Arrin në kuotën e 300 golave, Romelu Lukaku arrin shifrën e rekordit te Interi

Interi parakaloi Milanin në renditjen e përgjithshme dhe tashmë shkon në derbi e Milanos si kryesuese e tabelës së përgjithshme. Zikaltërit përfituan nga gabimi i “kushërinjve” të tyre, duke mundur Lazion me rezultatin 3-1. Përveç kësaj fitoreje, ndeshja ndaj Lazios ishte mjaft e rëndësishme për sulmuesin kryesor, Romelo Lukaku.

Me dopietën e shënuar ndaj Lacios, sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës shënoi kuotën e 300 golave në karrierë. Faqja zyrtare e Interit ka bërë në Tëitter një status dedikuar arritjes së sulmuesit 27 vjeçar me mbishkrim “ 300 gola, Rom i madh”. Ndërsa vetë lojtari ka preferuar të qëndrojë i heshtur në këtë situatë, për të lënë të kuptohet se i interesojnë më shumë trofetë e skuadrës sesa ato individuale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online