Vllaznia është Zoti i kryeqytetit të Shqipërisë, ja se përse mund të fitojnë titullin

Vllaznia ka ndërruar fytyrë këtë sezon dhe vuajtjet e viteve të fundit tashmë duket se i takojnë vetëm të shkuarës. Shumë ndryshime pati në kampin kuqeblu, duke nisur që nga kupola drejtuese e deri te lojtarët. Ndryshime këto që jo pak herë u kritikuan, duke u cilësuar si të tepërta. Megjithatë koha po e tregon se investimet ishin të duhurat dhe kreu i tabelës është përgjijga e duhur për të gjithë skeptikët.

Brdariç ka sjellë me vete eksperiencën e tij, por edhe mentalitetin gjerman, teksa në fushë shohim një Vllaznia me shumë grintë e dëshirë dhe që nuk e njeh fjalën dorëzim as kur minutat nuk premtojnë shumë. Një gjë të tillë e treguan në “klasiken” e futbollit shqiptar kundër Tiranës me atë gol në sekondat e fundit, por edhe sot kundër Partizanit, ku shënuan vetëm pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Vllaznia është Zoti i kryeqytetit të Shqipërisë, pasi në dy ballafaqimet e para, si me kampionët në fuqi, ashtu edhe me “demat e kuq”, ka dalë triumfuese. Nëse dy vitet e fundit titulli ka shëtitur në kryeqytet, këtë herë mundësia është që ta shohim të kthehet në qytetin që jeton me futbollin, në Shkodër.

Kryesimi në ndeshjet e para mund të shihej thjesht si një surprizë e momentit që do të zbehej me nga ndeshja në ndeshje, por faza e parë është drejt fundit dhe kuqeblutë janë po aty mbi të tjerët. Madje edhe duke bindur apo duke dhuruar spektakël e emocione në fushën e lojës. Harmonia mbizotëron dhe duket se ky është çelësi i suksesit në Shkodër, që nëse mbahet deri në fund mund t’i dhurojë stofin e kampionit. Kundërshtarët i ka parë të gjithë në sy dhe ka arritur t’i mposhtë, një motiv më tepër ky përse të duhet guxojnë dhe të rrëmbejnë atë që shkodranëve u ka munguar prej kohësh, titullin e Superiores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online