“Nuk mund të bëj dot një libër dhe ta lexojnë në fushë”, Klop i acaruar me lojtarët e tij: Ishin të përgjumur

Liverpuli u ndal në një barazim ndaj Fulhamit, duke humbur kështu mundësinë për të rimarë kreun e klasifikimit pas hapit fals të Totenhamit. Kampionët në fuqi të Anglisë arritën të barazonin në minutat e fundit të takimit me një penallti të Salah dhe kjo e ka acaruar shumë trajnerin gjerman Klop, i cili u shpreh se skuadra e tij duhet të zgjohej pas pjesës së parë dhe jo të ishin të përgjumur.

“Luajtëm shumë keq. Lojtarët e mi ishin të përgjumur, duhet të zgjoheshin në fund të pjesë së parë. Këto gjëra vijnë natyrshëm në ekip kampionësh, nuk mund të bëj dot një libër dhe ta lexojnë në fushë. Na duhet gjysmë ore për të dalë në lojën tonë dhe prandaj më duhet të bërtas ndonëjëherë në fushë”- u shpreh trajneri Klop. Liverpuli do të përballet me Totenhamin e Murinjos në ndeshjen e ardhshme, ku të kuqtë do të kërkojnë me patjetër fitoren në mënyrë që të konsolidojnë vendin e parë në kampionat./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online