“Mbresa të pashlyera, kam mësuar shuma nga ai”, Duka mes emocioneve për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për futbollin. Një emër që tifozët shqiptarë e njohin më së miri ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë. Oto Bariç nuk mundi ta fitonte betejën me Koronavirusin, duke u ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Një lajm i tillë ka prekur kreun e FSHF-së, Armand Dukën, i cili ka reaguar menjëherë përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook”.

Duka ka bashkëpunuar me kroatin në kohën kur ky i fundit ishte i ulur në stolin e trajnerit të Kombëtares shqiptarë dhe padyshim që ruan kujtime të shumta me të. Presidenti i FSHF-së shprehet mes emocioneve për humbjen e Bariç, teksa tregon se ka mësuar vërtetë shumë nga bashkëpunimi mes tyre.

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç. Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.

Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online