Vllaznia nuk ka nisur punën për sezonin e ri duke thyer rekord pas rekordi. Skuadra shkodrane do të jetë ekipi i fundit që do të nisë nga përgatitjet, pasi janë tmerrësisht vonë. Kuqeblutë nuk kanë ende struktura dhe staf teknik.
Lojtarët janë të shpërndarë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me klubin. Bashkia ka vendosur në krye të klubit Suad Licin si administrator, për privatizim nuk flitet, ndërsa ky i fundit ende nuk i ka dhënë drejtim punës.
Çdo ditë pritet që shkodranët të kompletohen, por ende nuk po ndodh diçka e tillë. Tani mbetet që çështjet të zgjidhen dhe të shpresohet se do të vendosen javën e ardhshme. Sot jemi më 10 gusht, prandaj koha nuk premton aspak.