Vllaznia e Pogradeci transferta “ferri”, çfarë sfidash në të Parën!

Dy ekipe ngjiten në Superiore nga e Para dhe gara duket mjaft interesante në grupin B. Në grupin A Vllaznia po ecën me ritmin e duhur, edhe pse duhet thënë se nuk po i fiton ndeshjet me lehtë. Gjithsesi deri më tani ka triumfuar në 6 takimet e para.

Ndeshjen e radhës shkodranët e kanë në transfertë kundër Shënkollit. Lezhjanët në shtëpi kanë treguar se janë mjaft të fortë, ndaj pritet një test i vështirë për kuqeblutë e Hasan likës. Dinamo e vendit të dytë përballet me Ilirinë në Fushë-Krujë.

Në Peshkopi Korabi do kërkojë fitoren ndaj Burrelit që po kalon një krizë financiare, ndërkohë që tre pikët synon edhe Erzeni në shtëpi ndaj Veleçikut. Tjetër takim i programuar në këtë grup është edhe ai mes Vorës dhe Besëlidhjes.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7 (27-28 TETOR)

GRUPI A
Korabi-Burreli
Iliria-Dinamo
Shënkolli-Vllaznia
Erzeni-Veleçiku
Vora-Besëlidhja

Ekuacion më vete është se kush nga ekipet e grupit B do të ngjitet në Superiore. Momentalisht kryeson Pogradeci, që këtë javë luan një takim mjaft të fortë në Ballsh ndaj Bylisit. Këta të fundit kanë mundësi të ngjiten edhe më shumë në renditje nëse fitojnë. E kanë shansin në dorë.

Egnatia do kërkojë rikthimin te fitorja dhe e pret një ndeshje e vështirë kundër Besës së vendit të dytë. Vetëm një pikë i ndan këto dy skuadra. Shumë takim interesant edhe ai mes Apolonisë dhe Tomorit në Fier.

Lushnja do të luajë në transfertë ndaj Elbasanit të vendit të fundit dhe ka mundësinë të rikthehet te pikët e plota, ndërsa Oriku do mundohet të vijojë me ecurinë pozitive. Këtë herë luan jashtë ndaj Turbinës, që ka nevojë për pikë. Luan në shtëpi do cërrikasit do bëjnë çmos të fitojnë.

GRUPI B
Elbasani-Lushnja
Bylis-Pogradeci
Apolonia-Tomori
Turbina-Oriku
Egnatia- Besa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online