Vllaznia e mundi 0-6, analiza e Nevil Dede: Nuk është e drejtë paraqitja e Apolonisë, i hapi rrugën dikujt

Nevil Dede është i ftuari i përhershëm i emisionit “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Trajneri i njohur ka prekur edhe ndeshjen e zhvilluar mes Apolonisë dhe Vllaznisë që ka përfunduar në shifrat 0-6. Shpeshherë është folur për mënyrën sesi paraqiten skuadrat e vendeve të poshtme të tabelës kundër ekipeve pretendente për titull.

Duke marrë për bazë formacionin e hedhur në fushë, Dede shprehet se kjo ndeshje nuk ishte aspak e drejtë. “Nuk i di sesi janë politikat e klubit me lojtarët. Por nëse Apolonia nuk luan me të njëjtët lojtarë me dy ekipet që synojnë titullin, kjo nuk është “Fair”. Nuk është korrekte si garë. Fieri i ka humbur rrugën njërit.

Deri tani është thënë se po respektohet kampionati, në këtë javë nuk u respektua kampionati. A janë politikat e klubit? Nuk e di, e shoh ndeshjen në televizor. Nuk kam ardhur këtu për të mbrojtur njeri. Nuk është e drejtë. Me mua luan me ekipin e parë dhe me ty luan me të rinjtë?”, u shpreh Dede.

Në këtë moment është Starova që tregon gjithë problematikën e Apolonisë: “Meqë nuk po firmosin kontratat, lojtarët titullar dhe që po bën dallimin në ndeshjet e fundit, nuk i fusin pasi nuk po firmosin”. E për të vazhduar diskutimin, Dede e ka parë në tjetër mënyrë: “Ju po flisni me nëse. Mbas 2 javësh firmosin dhe do të luajnë prapë këta. Po pastaj çfarë ndodh? Luan kundër meje pastaj, çfarë të them, është “Fair” pastaj?, është pyetja e ngritur nga Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online