“Vllaznia e ka të vështirë të mbajë 3-4 vendet e para”, Jupi “shuan aleancat”: Përse fitoi Tirana për Partizanin?

Redi Jupi ka bërë një analizë sa i përket gjendjes së vështirë së Vllaznisë me krizën e rezultateve. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi ka prekur dy faktorët që po dëmtojnë ekipin e shkodranëve: “Vetë Vllaznia dhe rritja e rivalëve”. Në këtë analizë thuhet se ekipi i Brdariç do e ketë të vështirë që të mbajë 3-4 vendet e para të kampionatit, ndërsa gjithashtu janë shuar zërat për aleanca.

“Ka dy faktorë për rënien e Vllaznisë. Në njërin krahë është vetë Vllaznia. Deri përpara 5 javësh po bënte gjëra të jashtëzakonshme dhe nuk mund të bësh gjëra të jashtëzakonshme për një kohë të gjatë. Po i merrte më të mirën skuadrës së vetë, po i merrnin 120%. Tani po shohim portierin që është në pikëpyetje, po shohim mbrojtësit e krahut që nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm dhe mbrojtësit e qendrës që tani e kanë edhe ndonjë mangësi. Nuk kanë lidhje pikët, edhe po të ishte 9 pikë larg tani Vllaznia, nuk do të kishte ndonjë problem të madh.

Unë shoh ndryshimin te entuziazmi, te ritmi, te intensiteti gjatë ndeshjes për mënyrën sesi po luajnë. Faktori tjetër është që po rriten edhe shumë skuadrat rivale, kjo po sjellë mbylljen e diferencave dhe hapjen e kampionatit. Vllazninë unë e shoh më poshtë se Laçi dhe Partizani në këto momente që flasim. E shoh të vështirë që Vllaznia të mbaj 3-4 vëndet e para. Aleanca kundër? Jo nuk ka asnjë deri tani, të jeni të sigurtë për këtë. Jemi në një fazë të kampionatit që vetëm për aleanca nuk duhet të flasim. Të gjitha ekipet kanë interesat e tyre për të fituar. Përse do të themi tani se Tirana fitoi kundër Vllaznisë që të afrohej Partizani për vendin e parë?”, u shpreh Redi Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online