“Priste të ikte nga Shqipëria, sot Bregu ka ardhur në formë”! Starova: Krasniqi nuk po përgjigjet, nga më të paguarit

Në paqen e bërë mes Partizanit dhe Laçit, teksa ndeshja u mbyll në shifrat 1-1, kishte një të humbur: “Partizanin”. Në këtë mënyrë e ka parë ndeshjen ish-trajneri i njohur në Superiore dhe aktualisht drejtori i Teutës, Sulejman Starova. I ftuar në emisionin “Skaner” në “MCN Tv” që drejtohet nga ana e Gerti Çarçanit, Starova është shprehur se Partizani e uli tërësisht ritmin e ndeshjes në pjesën e dytë.

“Ishte një barazim që meritonin të dy skuadrat. Këto treguan edhe rastet. Partizani ishte një skuadër që shfaqej me sulm gradual pas një fillimi jo të mirë. Laçi u mundua të ishte hermetik dhe të kundërsulmonte.

Arma e fortë e Partizanit ishte sulmi gradual, por nuk shfrytëzoi siç duhet disa raste të pjesës së parë. Në këtë takim, sidomos në pjesën e parë shkëlqeu Esin Hakaj. Ndërkohë në pjesën e dytë Partizani uli ritmin, ndërsa Laçi shtoi presionin. Në këto kushte barazimi ishte rezultat I drejtë. Hyn te një ndeshje e mirë e pëlqyeshme, por ka edhe gabime të shumta. Sipas meje më i fituar doli Laçi, sepse Partizani e kërkonte me doemos për kreun”, ka thënë Starova.

Ndërkohë Starova ka folur edhe sa i përket gjendjes së Teutës: “Bregu ka ardhur në formën më të mirë tani. Erdhi pa fazë përgatitore në Durrës dhe e vuajti shumë se priste të dilte jashtë. Kërkoi kohën e tij dhe tani është në momentin më të mirë. Nga ana tjetër Krasniqi është ndër më të paguarit, nuk po përgjigjet, duhet që të bëjë diferencën në skuadër”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online