“Vllaznia e bëri Tiranën që të ishte e vogël”, Andi Lila kritikon ekipin e Shehit: Nuk po lidhnin dot 3 pasime bashkë

0

Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka kritikuar ekipin e Shehit për barazimin e fundit ndaj Vllaznisë. Më shumë sesa rezultati, theksi është vendosur te loja e ekipit shkodran që e dominoi kundërshtarin dhe e zhvilloi ndeshjen thuajse me një portë.

“Vllaznia e bëri Tiranën që të dukej e vogël. Nëse nuk do e dinim klasifikimin e Superiores, do të mendonim se Vllaznia është shumë pikë para Tiranës. Lojtarët e Tiranës nuk bën as tre pasime bashkë. Vllaznia kishte nivel të lartë nga ana e ritmit dhe për ta kampionati nuk ishte i ndërprerë me sa duket, me paraqitjen e tyre”, tha Lila. /Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.