Vllaznia bind edhe gjashtë lojtarë, vijnë firmat

Vllaznia vijon me procesin e hedhjes së firmave. Një ditë më parë nënshkruan Olsi Gocaj, Antonio Marku dhe Florind Bardulla, ndërkohë që sot e kishin radhën të tjetër lojtarë.

Ndër më të spikaturit janë portieri Alen Sherri dhe mesfushorët Alsid Tafili dhe Ardit Krymi. Janë plot gjashtë lojtarë që kanë nënshkruar, sikurse edhe njofton klubi shkodran. Pritet të ketë të tjera zyrtarizime.

“Gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i firmosjes së kontratave të reja apo dhe rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë të Vllaznisë. Kështu, paradreke në zyrat e klubit kanë hedhur firmë njëri pas tjetrit portieri Alen Sherri dhe mesfushorët Ardit Krymi e Alsid Tafili.

Po ashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ergi Borshi, Zabit Mehmedaj e Sahmet Lushaj. Ky proces do të vijojë edhe sonte në darkë me firmosjen e kontratave nga pjesa e mbetur e futbollistëve që janë përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ri”, njofton klubi shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online