Shoqata “Sporti na bashkon” si çdo vit ka shpërndanë çimet për talentet e vitit, ashtu siç është bërë zakon. Lojtarët më të spikatur nën moshën 21-vjeçare nderohen në mënyrë simbolike. Votimi për këto vlerësime bëhet nga trajnerë, gazetarë dhe specialist të futbollit. Spikat se është për të dytën herë radhazi mesfushori i Luftëtarit, Kristal Abazaj, i cili ashtu si vitin e shkuar është në listën e talenteve të Superiores. Partizani ka dy futbollistë në këtë listë, me mesfushorët Jurgen Bardhi dhe Esat Malaj që janë dalluar në radhët e të kuqve. Te Kukësi këtë edicion ka bërë mirë mesfushori tetovar, Valon Ethemi, ndërsa nga Laçi nuk mund të mungonte kapiteni i bardhezinjve Gentian Selmani. Teuta po ashtu ka përfaqësuesin e saj Esin Hakajn. Bardhi dhe Selmani janë nderuar dhe më parë me këtë çmim.
Interesant fakti se edhe vjet ishte një lojtarë i Luftëtarit që mori vendin me parë me vlonjatin Devi Bregu, ndërsa këtë radhë ishte radha e Kristal Abazajt. Në vendin e dytë është shpallur Esat Mala, ndërsa vendi i tretë është ndarë nga Jurgen Bardhi, Valon Ethemi, Gentian Selmani dhe Esin Hakaj.
Vendi i tretë: Jurgen Bardhi, Valon Ethemi, Gentian Selmani, Esin Hakaj.
Vendi i dytë: Esat Mala.
Vendi i parë: Kristal Abazaj.