Vlerësimi i CIES/ Targa “ALB” e Kumbullës shihet nga Varane, futet te 5 më të mirët

0

“CIES Football Observatory” që merret me analizën e futbollit botëror dhe vlerëson, ka publikuar statistikën e lojtarëve më të mirë në muajin e shkuar. E njohur gjithmonë për saktësinë e madhe, Marash Kumbulla futet si lojtari i 5 më i mirë.

Mbrapa është lënë vetëm nga Boateng, Humels, Akanji dhe Kimpembe. Ndërkohë lojtari i Kombëtares i ka lënë targat e tij Varane, që ndodhet në vendin e 7. Një vlerësim i madh dhe i shtuar për mbrojtsin 19-vjeçar që vijon të luajë në nivele të larta në Seria A. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.