Ishte dëshira më e madhe e Tiranës në merkato, tani po quhet thjeshtë…vëllai i Albianit

Të ndërtosh është shumë e vështirë, mund të duhen vite e vite të tëra për të punuar. Por për të shkatërruar, mjafton edhe një fraksion sekondi. Ky duket të jetë deri tani edhe rasti i Arlind Ajetit, që nga lojtari më i rëndësishëm dhe nga më të mirët e Shqipërisë në Europianin e Francës, ku u projektua dhe shihej për të ardhmen e ndritur, është kthyer në një “të papunë”.

Aventura e fundit e Ajetit do të ishte ajo te Grashopërs, ku këta të fundit në sezonin e shkuar përjetuan një turpërim. Kjo pasi ranë nga elita e Zvicrës dhe u detyruan që t’i dorëzonin fanellat tifozëve, pasi këta të fundit u shprehën se futbollistët nuk e meritonin.

Ajeti nuk e vazhdoi karrierën e tij në një ekip të ri në verë, ndërsa kjo zgjedhje ka vazhduar edhe në merkaton e dimrit. Tërësisht e çuditshme kjo tërheqje e përkohshme nga futbolli sa i përket mbrojtësit 26-vjeçar, që sipas “Transfermarkt”, tani nuk ka as edhe një menaxher.

Duket si të jetë një perëndim i parakohshëm i karrierës së dëshirës së madhe të Tiranës, që kishte për ta transferuar në këtë merkato që lamë pas. Por Ajeti nuk e mori këtë vendim, megjithëse u përfol se do i mbante bardheblutë si variantin e fundit, nëse nuk firmoste në një tjetër skuadër.

Në mediat zvicerane nuk ka më asnjë artikull të shkruar për të, ku më së shumti figuron si vëllai i Albian Ajetit, sulmuesit që tashmë i përket West Ham, sesa flitet për vetë karrierën e Arlindit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online