Vlerësim si finale, Kastrioti grumbullohet dy ditë para

Kamza-Kastrioti është një finale, ndaj të dyja ekipet do tentojnë tre pikët. Krutanët e kanë vlerësuar këtë sfidë dhe që sot drejtuesit kanë vendosur ta grumbullojnë skuadrën. Kërkohet që ekipi të jetë sa më i përqendruar para takimit të së dielës në Kamzë.

Veç grumbullimit, me shumë mundësi do të ketë edhe premio në rast se Kastrioti merr rezultat pozitiv. Aktualisht të dyja ekipet kanë nga 16 pikë dhe renditen në dy vendet e fundit. Një fitore do bënte që të ndryshonte situata, duke qenë se edhe Tirana e Luftëtari përballen mes tyre.

Trajneri Devolli për këtë takim do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin Lukman Husein. Nigeriani ishte i pezulluar me kartonë dhe nuk luajti kundër Partizanit. Ndërkohë është rikthyer edhe mesfushori Henri Okebugu. Mungesë e sigurt është ajo e Herald Markut, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *