Mërgim Mavraj kishte heshtur prej kohësh, por në fund i tha dy fjalë për ish-trajnerin Kristian Tic. “Si njeri vlen zero, është katastrofë”, deklaroi ditë më parë qendërmbrojtësi i kombëtares, i cili për disa muaj nuk u aktivizua me Hamburgun.
Sigurisht në Gjermani nuk mund të mos i kërkohej një reagimin teknikut të Hamburgut, i cili shprehet se nuk është preku nga ajo që ka thënë Mavraj. “Nuk më ka lënduar. E kuptoj që bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili ndjen se i është cenuar nderi, sepse i shpjeguam në detaje që nuk kishim nevojë për shërbimet e tij sportive, për shkak të stilit të lojës që duam të zbatojmë”, ka deklaruar fillimisht Tic.
Trajneri e Hamburgut në fakt e shqetëson mënyra se si raportohen lajmet, duke theksuar se tanimë shumë gjëra bëhen për efekt klikimesh dhe dia artikuj duhen verifikuar më patë dhe pas të publikohen.
“Është normale që disa lojtarë të reagojnë kështu, ndoshta nuk do të thonë të njëjtën gjë në një periudhë të mëvonshme. Më shqetësues është roli i medias, sepse Mavraj thotë që nuk ka folur me askënd, ndërsa mediat më parë kane raportuar që drejtuesit dhe unë personalisht kemi folur me Mavrajn, por kjo gjë nuk është evidentuar tani. Jetojmë në epokën e klikimeve, por më bezdis fakti që publikohen artikuj pa verifikuar asgjë, pa kontaktuar mua, pa bërë kërkim të thelluar”.