Bledi Shkëmbi ka nisur një aventurë të re në karrierë teksa ka marrë kryesimin e Ballkanit në Kosovë. Pas hedhjes së firmës dhe njohjes me grupin e futbollistëve, Shkëmbi është rikthyer menjëherë në Shqipëri.
Por këtë herë jo vetëm, por me gjithë skuadrën. Trajneri ka zgjedhur Durrësin për të bërë seancën përgatitore përpara rinisjes së kampionatit në Kosovë. Ballkani është akomoduar në hotelin “Bonita” dhe është duke ndjekur me rigorozitet rregullat e vendosura nga Shkëmbi. /Sport Ekspres/