E ka mbyllur në Kroaci, Eros Grezda mund të përfundojë në Kore

Eros Grezda nuk i ka marrë karrierës më të mirën, teksa gabimet në sjellje do ta largonin nga Rangersi. Pikërisht në ekipin skocez që këtë sezon me Gerrard nuk e ka pësuar ende humbjen e parë në kampionat dhe janë pranë thyerjes së sundimit të Celtic.

Sipas asaj që raportohet në Kroaci, Grezda e ka mbyllur edhe eksperiencën e tij me Osijek. Sulmuesi shqiptar nuk u ngjit në të njëjtën lartësi në rikthim me ekipin kroat, teksa kaloi edhe një dëmtim të gjatë.

Dy pistat e mundshme e dërgojnë Grezdën në Korenë e Jugut, atje ku pritet të përfitojë shumë në aspektin financiar, por gjithashtu shfaqet edhe Holanda. Ende nuk janë zbuluar emrat konkret të ekipeve, por gjithçka do të bëhet e qartë në ditët në vazhdim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online