Skënderbeu ka shtur radhët e sulmit ditët e fundit, sepse fillimisht ka dalë në stërvitje Oto Xhon, i kthyer nga huazimi në Kosovë, ndërsa sot ka mbërritur edhe braziliani i lajmëruar ditë më parë.
Nga Brazili do të vijë Robinjo Mota, emri sportiv i një sulmuesi 20-vjeçar që quhet Robson Renan da Kosta Mota.
Trajneri Orges Shehi e ka pëlqyer djaloshin brazilian, i cili në janar firmosi për Santa Kruz në Serinë C braziliane dhe pak muaj u huazua te Desportiva, por natyrisht do ta shohë në veprim në stërvitje.
Robinjo është një sulmues i shpejtë dhe shumë teknik, që mund të ndihmojë shumë në sulm, ndonëse nuk shënon shumë.
Që pasditen e sotme sulmuesi ka nisur stërvitjen, ndërsa në ditët e ardhshme priten sërish lojtarë të huaj.