Nga avioni në fushë, Laçi sfidon lodhjen

Që ka qenë një udhëtim i lodhshëm nuk mohohet, por te Laçi janë munduar ta bëjnë sa më pak të tillë dhe lojtarët u akomoduan që të hënën në Korçë. Kjo për të qenë më pranë Selanikut, nga edhe ku bardhezinjtë fluturuan drejt Qipros. Kurbinasit kanë mbërritur në Larnaka dhe janë akomoduar në hotel.

Edhe pse disi të lodhur, është menduar që të zhvillohet edhe një seancë stërvitore. Trajneri Besnik Prenga me stafin e tij kanë udhëhequr lojtarët në një seancë të lehtë dhe më pas sërish në hotel. E gjitha ka qenë e programuar.

Nesër skuadra do të përgatitet në stadium dhe do të punohet pa ndonjë ngarkesë dhe fokusi do të jetë te taktika dhe goditjet standarde. Koha është e mjaftueshme që të gjithë lojtarët të rigjenerojnë energjitë dhe të jenë në maksimum për sfidën me Anorthosis Fagamusta, që zhvillohet të enjten duke nisur nga ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online