Pas Vidalit, Barcelona dëshiron që të marrë në “Camp Nou” një yll botëror, kampion më saktë. Ky është vullneti dhe objektivi i katalanasve, që megjithatë duhet të kalojnë një “digë” të lartë si Mançester Junajtidit, edhe pse Raiola, duke qenë në raporte të mira me Barçën, mund të jetë në ndihmë.
Po flasim për Pol Pogba, qështë edhe objektivi i vërtetë, edhe pse koha në dispozicion është e vogël për një tratativë të këtij tipi. Mançesteri, në anën tjetër, bashkë me Murinjon, nuk do të donin të hiqnin dorë nga imazhi dhe lideri i tyre, francezi që është “qershia mbi tortë”.
Në Premier, merkato e afrimeve mbyllet në 9 gusht: vetëm tre ditë, pra, për të gjetur një zëvendësues. Barcelona ka lëvizur konkretisht dhe ka paraqitur ofertën: Xherri Mina dhe Andre Gomez, duke shtuar edhe 50 mln euro.
Junajtidi ka refuzuar, për momentin…