Vjen nga qyteti i Nejmar, Kafu dhe Pele! Tifozi më i çuditshëm në Brazil: Dashuron Sheffield Wednesday dhe…Atdhe Nuhiun

Rafael Marques mund të quhet si tifozi më i çuditshëm në Brazil. I lindur në të njëjtin qytet me legjendat e Brazilit si Kafu, Pele apo edhe Nejmar, preferenca e Marques është shumë e pazakontë dhe ka marrë vëmendjen e mediave më të njohura. Dashuria e tij sa i përket ekipit është Sheffield Ëednesday dhe në një intervistë për “The Star” ka shpjeguar historinë e veçantë:

“Kam luajtur shumë FIFA. Kërkova një ekip që do të mund ta krijoja, e gjeta Sheffieldin dhe menjëherë mu fut në zemrën time, pra nga video-loja, disi u dashurova në këtë klub. Unë u rrita me dashuri për Sheffield. Kur pashë Tudgay kur shënoi një gol të çmendur dhe vrapoi drejtë tifozëve për të festuar, si një adoleshent thashë me vete, ‘ëoë’ ky është ekipi im i zemrës”, tha tifozi brazilian.

Njëkohësisht Marques ka treguar edhe emocionet e përjetuara pas takimit me sulmuesin shqiptar, Atdhe Nuhiun. Ky i fundit është kthyer shumë herë si objekt tallje për tifozët e tjerë për mungesën e aftësisë që ka në shënimin e golave, por nga ana tjetër po shihet edhe si idhull për tifozin brazilian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online