U fut në stadium që në 7 të mëngjesit! Nudisti i famshëm i Granadas, biznesmen dhe kishte mesazh për të dhënë

Olmo Garcia quhet nudisti që hyri në stadiumin e Granadas për të ndërprerë ndeshjen kundër Manchester United. Një ngjarje kjo tërësisht e pazakontë që ndodhi në “Europa League”, ndërsa tifozi që pushtoi fushën u etiketua si “i çmendur”. Veprimi ishte tërësisht i pazakontë pasi Garcia hyri pa rroba në fushën e lojës dhe kjo për të përcjellë mesazhin e qëndrueshmërisë që duhet të kenë njerëzit me mjedisin.

Ndoshta forma dhe vendi për ta përcjellë, në syrin e miliona shikuesëve dhe kamerave nuk ishte më e mira e mundshme. Sipas raportimit Garcia kishte hyrë në stadium që në 7 të mëngjesit për të gjetur vendin se ku do të fshihej dhe për të dalë në fushën e lojës gjatë ndeshjes, pasi nuk lejoheshin tifozët në shkallët e stadiumit.

Por në jetën e tij Olmo është gjithashtu edhe biznesmen, ndërsa kjo nuk është hera e parë që bën veprime të tilla. Autoritetet në Spanjë e kanë proceduar më tepër sesa 10 herë për daljet në publik në të njëjtën formë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online