Prej ditësh i është bashkuar skuadrës së Kukësit, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot. Daniele Nervi, përgatitësi atletik që në të shkuarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, do të jetë pjesë e stafit të Armando Cungut.
Klubi verilindorë, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” e ka njoftuar diccka të tillë. “Në kuadër të objektivave dhe të një ekipi modern, afrohet një profesionist tjetër në stafin e Kukësit! Klubi i FK Kukësit ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me përgatitësin e njohur atletik, Daniele Nervi. Përgatitësi italian ka punuar edhe në të kaluarën e tij në Shqipëri, me ekipin e Vllaznisë dhe eksperienca që mbart mbi shpatulla, është padyshim një vlerë e shtuar për klubin tonë. FK Kukësi i uron suksese në sfidën e re”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.
Pak kohë më parë presidenti Safet Gjici bëri një tjetër lëvizje, teksa afroi në ekipi edhe Ramadan Ndreun. Ish-trajneri, i cili ka qenë në të shkuarën edhe drejtor teknik, u emërua Drejtor Menaxhimi dhe praktikisht është numri dy i klubit të Kukësit.