Vjen momenti i Bares, Simeone i beson formacionin

Më në fund Keidi Bare bëhet gati për debutimin sezonal me Atletikon e Madridit. Mesfushori 20-vjeçar i Shqipërisë U-21 shkëlqeu në miqësoret verore me Atletikon dhe bindi më shumë nga të gjithë të rinjtë e klubit, ndaj Simeone e bëri pjesë të ekipit të parë dhe e ka marrë 4 herë në stol deri tani në ndeshjet e kampionatit spanjoll.

Sot në mbrëmje Atletiko do të luajë ndeshjen e vajtjes së Kupës së Mbretit në Elçe dhe është momenti që Bare të debutojë, madje që nga minuta e parë, sipas raportimit nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE. Mesfushori shqiptar pritet të luajë nga krahët së bashku me argjentinasin Niko Gajtan, me Augusto Fernández e Partej në qendër.

Së bashku me Baren, priten të luajnë nga minuta e parë edhe portieri Moja, mbrojtësi Sime Vrsaljko, sulmuesit Fernando Torres e Lusiano Vieto, por edhe mbrojtësi i ri Sergi Gonzalez. Kjo është kuptuar nga stërvitja e së hënës në ‘Ciudad Ëanda de Majadahonda’, ku binte në sy mungesa e shumë titullarëve, të lënë pushim.

Bare është një pikë kyçe te Shqipëria U-21, por edhe tek Atletiko Madrid B, ku është titullar fiks dhe në 8 ndeshje ka shënuar një gol këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *