Pas Emre Xhanit dhe portierit Perin, Juventusi bën goditjen e tretë në merkato, sepse ka arritur marrëveshjen me Valencian për blerjen përfundimtare të Zhoao Kanselos.
Mbrojtësi portugez, i cili në sezonin e fundit luajti për Interin, do të kalojë te Juventusi për 40 milionë euro.
24-vjeçari, anësor me cilësi mjaft të mira, i shfaqi ato në pjesën e dytë të sezonit dhe Interi dëshironte ta blinte, por nuk kishte mundësi të shpenzonte aq shumë.
Tani Kanselo vishet bardhezi dhe do të firmos kontratë 5-vjeçare, me 3 milionë euro në sezon, ndërkohë që të mërkurën do të jetë në Torino për vizitat mjekësore.