FIFA përdor logjikën, Xhaka e Shaqiri nuk pezullohen

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por edhe Stefan Lihshtajner, nuk do të dënohen nga FIFA, pas hapjes së një hetimi për festimin e tyre me shqiponjë në ndeshjen Serbi-Zvicër në Kupën e Botës.

Xhaka e Shaqiri shënuan dhe festuan me simbolin e shqiponjës, natyrisht duke iu referuar origjinës së tyre shqiptare, ndërkohë që edhe Lihshtajner i imitoi, kur gjatë festimeve nga tribunat me tifozë serbë vërshuan disa shishe kundër tyre.

Xhaka e Shaqiri janë paralajmëruar nga FIFA që të mos e përsërisin më gjestin, për të evituar problemet, si dhe janë gjobitur me nga 10.000 franga zvicerane secili, ndërsa Lihshtajner është gjobitur me 5.000 franga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online