Tashmë De Biazi e ka gjetur punën e re ndërsa ishte prej kohësh në kërkimin e një aventure. Pasi u largua nga Shqipëria teksa arriti kulmin e Kombëtares tonë dhe karrierës personale, tekniku italian do të ndiqte një vazhdim të dështuar te Alaveshi.
Me skuadrën që po vuante në vendet e fundit të La Ligas, nuk do të zgjaste shumë edhe shkarkimi i këtij trajneri. Në mediat italiane raportohet se ka ardhur edhe zyrtarizimi sa i përket De Biazit si trajneri i ri i Azerbajxhanit.
Tashmë qëllimi mbetet për të përsëritur historinë e suksesit me Shqipërinë, ndërsa flasim për një Kombëtare modeste që i ka ngritur rezultatet në vitet e fundit. Në pjesën e stafit teknik është marrë edhe Ansi Agolli, njeriu me të cilin De Biazi ka punuar te Shqipëria dhe e njeh mjaft mirë Azerbajxhanin pasi ka luajtur për shumë vite te Karabak. /Sport Ekspres/