VIDEO/ “Ruleta” e bën hero! Albi Doka “i lan borxhin” Tiranës me guxim, i mohoi fitoren Partizanit

0

Derbi i fundit për këtë sezon nuk ka njohur një fitues. Tirana i heq fitoren në minutat e fundit Partizanit, duke barazuar me anë të Ernest Muçit, që kihte vetëm pak kohë në lojë. Megjithatë “të kuqtë” kanë pasur mundësinë të shënonin më tepër, teksa kanë rrezikuar disa herë portën. Në minutën e 82-të, Jurgen Bardhi mund të kishte dyfishuar shifrat dhe ndoshta ndeshja do të ishte mbyllur ndryshe.

Sulmuesi i Partizanit shkon në drejtim të zonës, ku e gjente i vetëm Ilion Lika, por në momentin kur të gjithë prisnin goditjen shfaqet Albi Doka. Mbrojtësi bardheblu nuk e ndal vrapin dhe rrezikon gjithçka për të hequr atë top. Një sparkatë fantastike e tij në hyrje të zonës befason Bardhin, duke i larguar topin nga këmbët. Sigurisht që e ardhur kjo si në ruletë atë ku u rrezikua gjithçka për gjithçka, pasi edhe shkaktimi i penalltisë ishte shumë afër.

Ndërhyrje që i jep Dokës rolin e heroit për një moment, ku do të largohet me nder nga bardheblutë pasi u vu në pah sjellja “e keqe” karshi klubit që nuk përfitoi asgjë nga shitja e tij te Gorica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.