“Më besoni, jam unë, Ernest Muçi”! Tirana mund ta ngrejë titullin e Superiores falë 19-vjeçarit

Nga Klaudio Ndreca

Nëse duhet të prekim të keqen më të madhe që kanë ekipet shqiptare në konceptimin e futbollit dhe të ardhmes, është mungesa e hapësirës për të rinjtë. Këta të fundit merren vetëm në rastet kur e keqja ka kapluar në çdo aspekt dhe është prekur dështimi, duke mos i lejuar të rriten në një ambient të qetë.

Në vendin tonë ka shumë futbollistë të rinjë që japin premisa të mira dhe mund të kenë të ardhme të madhe. Mes tyre futet edhe Ernest Muçi, sulmuesi i Tiranës që ka realizuar 6 gola në kampionat dhe 4 gola në Kupë. Gjithmonë duke përsëritur të njëjtën histori, për t’u futur në fushën e lojës nga stoli dhe për të marrë rolin e heroit te Tirana.

Këtë e bëri edhe ndaj Partizanit në derbin që sapo lamë pas. Ngo që konsiderohet me eksperiencë të madhe luan për 90 minuta, por do të mbahet mend vetëm për shpërdorimet e mëdha të rasteve përpara portierit të Partizanit dhe mungesën e efikasitetit.

Për t’u futur Muçi në minutat e fundit, atje ku u vendos edhe barazimi në shifrat 1-1. “Një shans, një goditje dhe një gol”. Shpatullat e 19-vjeçarit treguan edhe njëherë tjetër se janë gati të përballojnë pesha të mëdha. Te bardheblutë mund të lindi me shumë të drejtë edhe një diskutim për faktin se përse Muçit nuk i besohet kaq shumë, ndërsa Halili u shpreh se lojtari do të shitet për më tepër se 500 mijë euro.

Pra në rastin kur mund të vendoset një rekord i ri me shitjen e Muçit, me vlerën që vetëm mund të rritet dhe kur te kryeqytetasit mund të krenohen me prodhimin e tyre në çdo ndeshje, zgjidhet që 19-vjeçari të rri i ulur në stol për ta parë ndeshjen prej andej. “Më besoni, jam unë, Ernest Muçi. Një shans, një goditje dhe një gol”. Falë këtij goli të talentit ndaj Partizanit, Tirana shkon më afër titullit kampion që në një ambient të zhurmshëm ashtu siç di të gumëzhijë vetëm te bardheblutë, pas humbjes në derbi titulli do t’i dorëzohej menjëherë ekipit të Kukësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online