Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i klubit të Sasuolos. Skuadra italiane ka njoftuar përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale se Nedim Bajrami është lojtari i tyre më i ri.
Mesfushori shqiptar bëri një lëvizje në momentet e fundit të merkatos për t’u bërë pjesë e jeshilzinjve, ku do të ketë trajner atë që e ngriti në nivelet e tij më të larta, Dionisin.
Sasuolo njofton se formula për transferimin e fantazistit shqiptar është ajo e huazimit deri në fund të sezonit dhe më pas detyrimin për blerjen e kartonit të tij, që zotërohet nga Empoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/